Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarët që të shpenzojnë racionalisht ujin e pijshëm, për shkak të rënies së nivelit të ujit në të 2 liqenet akumuluese, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina thuhet se në liqenin e Badovcit niveli i ujit ka rënë në -9 metra.
Ndërsa në liqenin e Batllavës niveli i ujit ka rënë deri në -2.77 metra.
Njoftimi i plotë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina:
Niveli i ujit në liqenin e Badocit (- 9 metra) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës (-2.77 metra) nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.
Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm! /InLajmi/