Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar të enjten në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe zëvendës presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borell, transmeton InLajmi.
Vuçiq tha se shpreson në zgjidhjen e problemit me Kosovën, edhe pse sipas tij ka pak shanca.
“Fillimi i bisedimeve për problemet qenësore në Kosovë. Shpresoj për një zgjidhje, edhe pse fare nuk besoj”, shkroi Vuçiq në rrjetin social Instagram
Ndryshe sot në Bruksel ka filluar takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ku pritet të diskutohen tema të rëndësishme në përpjekje për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se në takim pritet të diskutohet çështja e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet, ndërsa nuk është deklaruar nëse do të diskutohet edhe tema e Asociacionit të Komunave Serbe siç ka paralajmëruar Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.