Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se 4 anije tjera të ngarkuara me drithëra kanë nisur nga Ukraina.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se dorëzimi i drithërave po bëhet sipas planit, transmeton Anadolu Agency (AA).


Të mërkurën në mëngjes, 4 anije të ngarkuara me luledielli, vaj luledielli dhe misër u larguan nga portet në Odessa dhe Chernomorsk.
Kujtojmë se të martën 5 anije të tjera transportuese me drithë u larguan nga Ukraina.




















