Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka treguar listën e plotë të kontribuesve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
BIK ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë mbledhur rreth 300 mijë euro.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në aksionin e ndërmarr me datë 29 nëntor 2019, për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, ka njoftuar se janë mbledhur gjithsej 304,437,89 euro”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se më 26 nëntor Shqipëria ishte goditur nga një tërmet prej 6.4 shkallë Rihter, që la të vdekur 52 persona dhe mbi 700 të lënduar./InLajmi/