Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 18: në sheshin e Prishtinës 10 persona kanë parakaluar me maska dhe kishin 2 qenë me vete, përcjell InLajmi.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se policia i ka arrestuar personat e maskuar sepse kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët.
“Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin 2 qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë. Personat në fjalë pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit, janë liruar, ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike” , tha Flora Ahmeti.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas procedurave përkatëse i ka liruar të maskuarit dhe të njëjtëve i janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë./InLajmi/