Këngëtari nga Shqipëria, Elgit Doda do të jetë pjesë e festivalit që “lindi” në Prishtinë, “Sunny Hill”, përcjell InLajmi.
Lajmi u bë publik në faqen zyrtare të festivalit në rrjetin social, Instagram.
“Shumë të lumtur që do na bashkohet Elgit Doda me meloditë e bukura verore” , thuhet në njoftimin zyrtar të festivalit.
Festivali në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.
Kujtojmë se festivali “Sunny Hill” në Prishtinë mblodhi plot 20.000 adhurues të muzikës./InLajmi/