Pjesë të Kroacisë u përfshinë të shtunën nga stuhi të fuqishme shiu të shoqëruara edhe me breshër.
Pjesa më e madhe e reshjeve në orët e pasdites goditi Dalmacinë qendrore. Lokalisht kanë rënë mbi 30 litra shi për metër katror.
Shiu i parë i dendur i kësaj vere preku edhe Splitin. Sasi të mëdha të reshjeve në një kohë të shkurtër shkaktuan përmbytje të shpejta në disa pjesë të qytetit.
Sipas matjeve, deri në orën 14 kishin rënë 40 litra shi për metër katror. Kështu, në një orë ka rënë më shumë shi sesa mesatarja që bie në të gjithë gushtin (38.6 mm).
Vështirësi të mëdha u shkaktuan në komunikacion dhe njerëzit mbetën të bllokuar.
Reshjet e dendura të shiut krijuan probleme të shumta, ndaj zjarrfikësit patën një sërë ndërhyrjesh.
Reshje të mëdha shiu kishte edhe në qytetin Vis. Banorët thonë se nuk kanë parë stuhi të tillë në 15 vitet e fundit.
“Kjo është shumë e pazakontë për Visin në këtë periudhë të vitit, nuk mbaj mend një stuhi të tillë. Shpresoj se nuk do të ketë pasoja”, tha një banor, shkruan MeteoBallkan.
Në video shihen përrenj që kanë vërshuar rrugë të tëra, ndërsa njerëzit vrapojnë në mënyrë të pakontrolluar duke kërkuar strehim.