Një lëkundje sizmike, relativisht e fortë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët që ndodheshin pranë epiqendrës së tij.
Tërmeti me magnitudë 4.8 Rihter u shënua pranë ishullit Samos në orën 07:24.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në veri-verilindje të Vatheos Samos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 11.8 kilometra, shkruan A2CNN.
Nga lëkundja nuk u raportuan dëme, ndërkohë që u regjistruan dhe disa paslëkundje të tjera të cilat detyruan banorët të qëndrojnë jashtë.