Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 2.703 testime, 869 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 1.265 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 265.424.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 6.527.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.957 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.324 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.823 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 2.703 testime, 869 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve, është shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.265 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 265.424.
Në total numri i rasteve aktive është 6.527. /InLajmi/