Një dërgesë e re armësh nga Britania e Madhe ka mbërritur në Ukrainë.
Kështu ka njoftuar ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, i cili ka dhënë edhe disa detaje rreth armatimit.
“Disa raketahedhës me shumë fuçi M270 kanë arritur në Ukrainë”, tha Reznikov.
Ai falënderoi ministrin e Mbrojtjes, Ben Wallace dhe popullin britanik për donacionin që ishte premtuar më parë.
“Mbështetja juaj është kaq e rëndësishme për Ukrainën. Ushtria jonë do ta përdorë me shkathtësi këtë ‘zëvendësues’ në fushën e betejës”, tha Reznikov, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, Britania e Madhe ka bërë të ditur se forcat ruse kanë humbur 8 aeroplanë gjatë sulmeve të suksesshme të ushtrisë ukrainase për të rimarrë Krimenë.