Ushtria e Kinës ka “kryer detyra të ndryshme” rreth Tajvanit, por do të vazhdojë me patrullimet e përditshme, njoftoi sot Pekini zyrtar, duke sinjalizuar një fund të mundshëm të stërvitjeve rreth ishullit të këtij shteti aziatik.
E zemëruar nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Tajvan javën e kaluar, Kina ka kryer stërvitjet më të mëdha ushtarake deri më tani rreth ishullit që e konsideron territorin e saj, shkruan Euronews.
Stërvitjet përfshinin lëshime raketash balistike, disa prej të cilave fluturuan mbi kryeqytetin Taipei dhe simuluan sulme detare dhe ajrore.