Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se edhe 2 anije të tjera me drithë janë nisur nga Ukraina. Në një deklaratë nga ministria thuhet se në kuadër të dërgesave të drithit anija “Sarmovsky” me flamur të Belizes është nisur me 2.050 tonë grurë nga Chornomorsk drejt rajonit Tekirdag.

Ndërsa anija “Star Laura” me flamur të Ishujve Marshall është nisur mëngjesin e sotëm nga Yuzhne drejt Iranit me 60 mijë tonë miser, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kujtojmë se të enjten anija në kuadër të dërgesës së grurit ku duhej të lundronte nga porti Chernomorsk, nuk kishte ndodhur për shkak të kushteve të këqija të motit.




















