Ishte aktori Jamie Foxx, i cili provoi ta bindte aktoren Cameron Diaz që të dilte nga pensioni për filmin e ardhshëm të Netflix “Back in Action”, transmeton InLajmi.
“Ne thjesht iu lutëm duke i thënë: “Vetëm jepuni njerëzve edhe një film tjetër”, tha aktori.
Foxx ka luajtur së bashku me Diaz në xhirimin e “Annie” në vitin 2014, i cili ishte filmi i saj i fundit para daljes në pension.
“Ne e duam atë, ne e kemi pritur atë,” vazhdoi fituesi i Oskarit, “dhe kjo do të jetë thjesht fantastike”, tha ai, shkruan E.News.
Derisa 2 ikonat e Hollivudit të ribashkohen në ekran, fansat mund të shohin Foxx të bashkohet me një kast të mbushur me yje në filmin e ri të Netflix “Day Shift”. /InLajmi/