Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, ka thënë Arsimi i Lartë në Kosovë ka nevojë për një vetting.
Ai ka thënë se pastrimi i Universiteteve Publike duhet të nis nga menaxhmenti i tyre të cilin e ai e ka quajtur të kapur nga grupe interesi.
“Është e rëndësishme që vettingu të fillojë së pari në pozitat udhëheqëse në këto institucione dhe duhet të vlejë për të gjitha Universitet Publike që financohen nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Qehaja.
Ai në “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se gjendja aktuale në Arsimin e Lartë, sikurse edhe rastet me plagjiatura janë të lidhura nga menaxhmenti i universiteteve.
“Të gjitha rastet janë të lidhura me një menaxhment të kapur brenda Universiteteve Publike. Ato janë kthyer dhe kanë qenë që nga pas lufta në makina punësimi për individë të lidhur me grupe të ndryshme, përjashto individë të caktuar që kanë kredibilitet një pjesë e madhe e tyre janë aty jo pse e meritojnë”, ka thënë Qehaja.