Pasditja e sotme doli të ishte jo e mirë për një qytetare të Komunës së Prizrenit, pasi derisa ishte në veturën e saj, një plumb qorr goditi xhamin e veturës dhe e plagosi, përcjell InLajmi.
Sipas raportit fillestar qytetarja ka marrë lëndime në këmbë ku është trajtuar në Ugjencën e Prizrenit, dhe se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë, këte e konfirmoi Faton Alija nga Policia e Kosovës në Prizren.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 tek tregu Fatoni në dalje të Prizrenit. Një plumb qorr e ka goditur xhamin e parë të automjetit dhe nga kjo është lënduar një grua. Ajo është lënduar në pjesën e këmbës, ndërsa është trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë”./InLajmi/