Me golin e shënuar në finalen e Superkupës së Evropës, Karim Benzema ka kaluar Raulin me 323 gola, duke u bërë golashënuesi i 2-të më i mirë në historinë e Real Madridit me 324 gola, pas Cristiano Ronaldos i cili 450 sosh.
Sulmuesi francez realizoi golin e 2-të në fitoren 2-0 ndaj skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt.
Francezi shënoi në minutën e 64′, falë një asistimi të marrë nga Vinicius Junior, përcjell RTV21M.
Para fillimit të ndeshjes, ai u shpall edhe lojtari më i mirë në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar.