Kosova radhitet e 3-ta në Ballkan për kah apartamentet më të shtrenjta
Vetëm Kroacia dhe Serbia kanë çmime më të larta të apartamenteve të reja se Kosova ndër 7-të shtete në Ballkan.
Sipas një grafikoni të “Radios Evropa e Lirë” bazuar në Agjencitë për Statistika, një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushton mesatarisht 1300 euro. Vitin e kaluar, një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushtonte 1070 euro mesatarisht.
Më së liri në rajon, banesat kushtojnë në Shqipëri, që është vendi me rritjen më të vogël të çmimeve, prej 4%. Një metër katror në ndërtesat e reja në Shqipëri kushton mesatarisht 1143 euro. Pak më shtrenjtë kushtojnë në Bosnje e Hercegovinë me 1150 euro mesatarisht.