Shefi i grupit parlamentar dhe Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka reaguar në lidhje me rregulloren e Kuvendit të Kosovës ku ka thënë se miratimi është meritë e drejpërdrejt e Grupit që përfaqëson, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se statusi i Kurtit për këtë çeshtje ka 2 tendenca për merita që nuk i takojnë sepse sipas deputetit kryeministri ishte vetë ai që ka bllokuar këtë rregullore.
Tahiri ka thënë se nuk e di çka është duke menduar kryeministri Kurti, i cili, sipas tij, njëherë shpallë gjendje lufte e në të njëjtën kohë bënë përpjekje me i marrë meritat që nuk janë të tij.
Postimi i plotë i tij:
Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtëpërdrejtë e Grupit Punues që ka punuar më shumë se një vit, e i cili përbëhej me shumicë nga partitë opozitare, ekspertë të NDI-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile.
Statusi i kryeministrit Kurti tregon dy elemente shumë të rrezikshme: e para, tendenca për të marrë merita që nuk i takojnë, për shkak se, në qoftë se ka një njëri që e ka bllokuar miratimin e kësaj rregullore, ka qenë vet z. Kurti gjatë dhjetë viteve, i cili nuk ka dashur të mbështesë shumicën për të kaluar këtë rregullore.
E dyta, ai e merr rolin e Kryetarit të Kuvendit, i cili duke dashur ta ruajë konsensusin që e kemi pasur në grup punues, nuk ka publikuar dhe nuk ka marrë merita.
Nuk e di çka po mendon Kryeministri, njëherë duke shpallë gjendje lufte, e tash duke u munduar të marrë merita që nuk i takojnë dhe që nuk janë të tij./InLajmi/