• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 13 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Çfarë mund të përfitoj Kosova pas shkëputjes nga blloku energjetik i Serbisë

J G nga J G
9 December 2019
në Ekonomi, Kosovë
0 0
0
KEK-u për uljen e ndotjes së ajrit i fiton 76 milionë euro
8
SHPERNDARJE
11
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova parasheh përfitime prej disa milionë euro në vit nga shkëputja përfundimtare me sistemin rregullues energjetik të Serbisë edhe bashkimit me sistemin energjetik të Shqipërisë.

Këto parashikime i bëjnë zyrtarët e qeverisë në largim të Kosovës dhe ata të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT).

Në fillim të muajit dhjetor (2019), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) kanë nënshkruar në Tiranë marrëveshjen për themelimin e bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri, e cila do fillojë së zbatuari nga muaji prill i vitit 2020.

Sipas KOSTT-it, për këtë marrëveshje është informuar edhe Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Kryeshefi Ekzekutiv në Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), Ilir Shala, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se me nënshkrimin e marrëveshjes me Shqipërinë, Kosova shkëputet nga ombrella e zonës rregulluese serbe (EMS – Rrjeti Elektroenergjetik i Serbisë) dhe bëhet pjesë e OST-së (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë).

Shala thotë se nga viti 2008 e deri tani, shteti i Serbisë, sipas tij, në mënyrë joligjore ka shfrytëzuar rrjetin e transmisionit të Kosovës dhe ka mbledhur të hyra prej rreth 65 milionë euro.

“Në aspektin financiar apo komercial definohet dimensionimi i kapaciteteve energjetike brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, ku sipas kalkulimeve të dakorduara, kursimet do të jenë rreth 4 milionë euro në vit. Për OST-në përfitimet do të jenë 1.4 milionë euro, ndërkaq për KOSTT-në 2.6 milionë euro”, tha Shala.

Ministri në largim i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova pëson humbje prej deri në 12 milionë euro në vit nga Operatori i Sistemit të Serbisë (EMS) i cili vazhdon të mbledhë të hyrat e alokimit të kapaciteteve për linjat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje.

Po në lidhje me humbjet financiare të Kosovës nga rrjeti energjik, Lluka thotë se më shumë se 10 milionë euro në vit janë shumat e faturave të energjisë së shpenzuar nga konsumatorët e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, ku nuk paguhet për energjinë e shpenzuar.

Kurse nga muaji prill i vitit të ardhshëm, ai thotë se Kosova do të kontrollojë kufijtë energjetikë dhe si rrjedhojë do fillojë të inkasojë mjetet për energjinë që kalon në transimionin e Kosovës. Kurse pjesa e veriut, sipas tij, mund të trajtohet deri në një zgjidhje përfundimtare.

Përveç marrëveshjes për bashkimin e sistemit energjetik Kosovë – Shqipëri, këto dy shtete kanë edhe një projekt të përfunduar, por që ende nuk ka filluar së zbatuari.

Fjala është për linjën energjetike të interkoneksionit Kosovë-Shqipëri që ishte shpallur si projekt i përfunduar para tre vjetësh, por sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, arsye kryesore e mosaktivizimit të kësaj linje ka qenë Serbia, e cila, siç thuhet, nuk e ka zbatuar Marrëveshjen për energjinë, të nënshkruar në Bruksel në vitin 2013, ndërmjet përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

E njëjta marrëveshje ishte konfirmuar më pas nga të dy kryeministrat, i Kosovës dhe ai Serbisë, në gusht të vitit 2015, kur kishin rinegociuar dhe ishin dakorduar për zbatimin e saj, shkruan REL.

Por, me gjithë përfshirjen edhe të niveleve të larta politike, marrëveshja me Serbinë, e cila kryesisht përfshinte furnizimin me energji të komunave veriore të Kosovës, nuk është zbatuar asnjëherë.

 

Tags: Energjie Elektrike e KosovesKosovaSerbiaShqipëria
Postimi i mëparshëm

Delegacioni i OSBE-së viziton selinë e Vetëvendosjes

Postimi tjetër

LVV: Kjo është arsyeja pse nuk po mbahet takimi mes Kurtit dhe Mustafës

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi ekstreme

13 June 2025
Komandanti i zjarrfikësve për zjarrin në Bregun e Diellit: Nuk është lejuar të shpërndahet
Kosovë

Komandanti i zjarrfikësve për zjarrin në Bregun e Diellit: Nuk është lejuar të shpërndahet

12 June 2025
Drejtori i Policisë pret në takim ambasadorin francez
Kosovë

Drejtori i Policisë pret në takim ambasadorin francez

12 June 2025
Përfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Prishtinë, pamje
Kosovë

Përfshihet nga zjarri një qendër tregtare në Prishtinë, pamje

12 June 2025
KFOR-i shënon 26-vjetorin e themelimit, Barduani: Ushtarët rrezikojnë veten për të siguruar paqe në Kosovë
Kosovë

KFOR-i shënon 26-vjetorin e themelimit, Barduani: Ushtarët rrezikojnë veten për të siguruar paqe në Kosovë

12 June 2025
3 të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë
Kosovë

Aksident mes 3 veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

12 June 2025
Postimi tjetër
VV-ja e thotë më në fund: Marrëveshja u mbyll, koalicioni nënshkruhet të hënën

LVV: Kjo është arsyeja pse nuk po mbahet takimi mes Kurtit dhe Mustafës

Lajmet e fundit

Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi

Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi

13 June 2025
Vjen edhe dështimi i 31-të nga Kuvendi

Vjen edhe dështimi i 31-të nga Kuvendi

13 June 2025
Limaj: Pres që Abdixhiku të na prezantojë zyrtarisht Qeverinë e Unitetit

Limaj: Pres që Abdixhiku të na prezantojë zyrtarisht Qeverinë e Unitetit

13 June 2025
Krasniqi: Presim që deputetët të votojnë për komisionin, vazhdojmë derisa të sigurohen 61 vota

Krasniqi: Presim që deputetët të votojnë për komisionin, vazhdojmë derisa të sigurohen 61 vota

13 June 2025
Musliu: Jemi lodhur edhe ne, edhe qytetarët

Musliu: Jemi lodhur edhe ne, edhe qytetarët

13 June 2025
Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

13 June 2025
Zemaj flet se a mori LDK-ja ndonjë përgjigje për Qeverinë e Unitetit

Zemaj flet se a mori LDK-ja ndonjë përgjigje për Qeverinë e Unitetit

13 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu