Real Madridi ka shfaqur interesim për transferimin e talentit të Bayer Leverkusen, Iker Bravo. Pas largimit të Borja Mayoral dhe largimit të mundshëm të Mariano Diaz, Reali janë në kërkim të një sulmuesi të ri.
Në mesin e lojtarëve që ‘Mbretërit’ kanë shfaqur interesim sipas ‘Marca’ është edhe talenti i ekipit gjerman, Iker Bravo.Në garë për spanjollin Reali do të përballet me rivalin e qytetit, Atletico Madridin, shkruan Gazeta Blic.
Mbetet të shihet se cili do ta fitojë garë për 17 vjeçarin.