Vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes të Islandës, i cili shpërtheu pas një sërë tërmetesh të forta që goditën zonën në afërsi të tij për ditë të tëra dhe skena e shkaktuar nga shpërthimi u bë atraksion për vizitorët.
Njerëzit mblidhen në një lartësi pranë vullkanit për të parë fuqinë shkatërruese të natyrës.
Aktiviteti vullkanik zhvillohet në jugperëndim të vendit, 32 kilometra nga kryeqyteti i Islandës, Reykjavik dhe aeroporti Keflavik aty pranë.
Të mërkurën në mëngjes, një tërmet me fuqi 4.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi anën lindore të vullkanit islandez Fagradalsfjall dhe një orë më vonë filloi shpërthimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendi i shpërthimit ndodhet pranë një fushe të llavës së formuar nga shpërthimet në zonë vitin e kaluar.