Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që të ketë një kundërpërgjigje më të fortë” ndaj sulmeve ruse mbi centralin bërthamor në Zaporizhzhia.
Në një thirrje që i bëri Charles Michel nga BE-ja, Zelensky kërkoi sanksionet mbi industrinë bërthamore të Rusisë.
E ky reagim vjen pasi forcat ruset kanë kryer një sulm tjetër në afërsi të centralit bërthamor në Zaporizhzhia.
Nga ky sulm është plagosur një punonjës i centralit bërthamor. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët e Energoatom
Në anën tjetër, ukrainasit akuzojnë rusët që po minojnë zonën përreth centralit bërthamor, madje sipas inteligjencës ukrainase Moska po fsheh arsenalin në këtë vend, transmeton Telegrafi.
Një veprim i tillë po shihet si veprim qyqar, për faktin se nga frika e madhe se do të pësojnë debakël të paparë, i kanë vendosur tanket, artilerinë dhe armët e tjerë në afërsi të centralit.
https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1556233191182172162?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1556233191182172162%7Ctwgr%5E8a8bfd635427e7fcdb7100cf2a80be3baf6127b9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzelensky-kerkon-pergjigje-te-forte-pas-sulmit-rus-ne-centralin-berthamor-ne-zaporizhzhia%2F