Është shtrenjtuar buka në Maqedoni të Veriut
Buka e thekrës ka arritur deri në 94 denarë (1. 53 cent), kurse buka e bardhë në copa është 60 denarë (97 cent).
Disa qytetarë për Kanal 5 se trendi i rritjes së çmimet është i padurueshëm, aq më tepër që pagat dhe pensionet nuk ecin me të njëjtin ritëm.
“Pra, çmimet janë të larta, sillen nga 50 e diçka, 60, 70 denarë”, tha një qytetare, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, edhe në Maqedoni kostot e ushqimit dhe energjisë po rriten çdo ditë pavarësisht masave të qeverisë për të zbutur goditjen e çmimeve.