Një djalosh 12 vjeçar nga Komuna e Prizrenit është mbytur në plazhin e Velikës në Ulqin, rasti është vënë në dijeni të Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit, transmeton InLajmi.
Sipas autopsies së kryer del se djaloshi 12 vjeçar nga Kosova është mbytur.
Djali ka dalë në plazh me vëllain dhe nusen e vëllait, por asnjë nga notarët nuk e ka vënë re se ai po mbytej.
Ai është nxjerrë në breg nga një turist nga Kosova i cili ka vërejtur se fëmija po notonte në mënyrë të panatyrshme, shkruan Vijesti.
Ekipet e shpëtimit kanë tentuar edhe reanimacionin para mbërritjes së ambulancës, por edhe pa sukses. /InLajmi/