Francisco Alarcon “Isco” e ka refuzuar një ofertë të Romës.
Lojtari nuk dëshiron të luajë më poshtë sesa Champions League, diçka të cilën Roma nuk mund t’ia garantojë.
Lojtari përfundoi eksperiencën e tij me Real Madridin, pasi i skadoi kontrata, kësisoj është në kërkim të një skuadreje të re që prej fillimit të korrikut, përcjell Lajmi.net.
Për të më herët u interesua edhe Milani, por duket se interesimi i tyre u zbeh pas marrjes së Charles De Keteleare.