Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bogë të Rugovës, ku një kamion ka goditur një person, përcjell InLajmi.
Personi i cili është goditur nga kamioni për të cilin fillimisht u tha së kishte pësuar lëndime trupore, por që më vonë i njejti nuk ka arritur t’iu rezistojnë plagëve të marra dhe si shkas ka ndërruar jetë, kështu është bërë e ditur për Gazetën InLajmi nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Driton Rugova.
Vdekja e tanimë të ndjerit është konstatuar nga mjeku kujdestar, kurse aksidenti po cilësohet si “Aksident me fatalitet”.
“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Një person është goditur nga një kamion, i cili ka pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet”. /InLajmi/

















