Pas rreth 2 orësh, ka përfunduar protesta e thirrur për vdekjen e 7 vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë, ndodhur 2 ditë më parë ku u përplas nga një skaf.
Në orën 19:00, qytetarë të shumtë u mblodhën para godinës së Ministrisë së Brendshme.
Ata janë shprehur të revoltuar në lidhje me këtë ngjarje, teksa disa kanë marrë edhe fëmijët për të protestuar, pasi sipas tyre, kjo protestë bëhet për to.
Më pas, pati konfrontime fizike të tyre me punonjësit e policisë të cilët kishin krijuar një kordon para sheshit të ministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Kësaj proteste, iu bashkua kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ata u panë krah njëri-tjetrit para godinës së Kryeministrisë, teksa u ndezën qirinj për 7 vjeçaren, shkruan Euronews Albania.
Qytetarët iu drejtuan së fundmi Precidencës, ku kërkuan reagim nga Presidenti Bajram Begaj.