Qindra qytetarë kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme para Ministrisë së Brendshme në Tiranë.
Krejt kjo pas ngjarjes tragjike të 2 ditëve më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7 vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase.
Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë drejtësi, por edhe masa më të forta që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, raporton abcnews.al.
Një tjetër kërkesë e qytetarëve të pranishëm në protestë është edhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtorit vë përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.