Aksidenti i sotëm në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, si duket ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë.
Fillimisht u raportua për 2 viktima nga aksidenti, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policisë, sipas gazetarit të ABC, Aldo Kozarja dyshohet se bëhet fjalë për katër viktima.
Situata është shumë e rëndë në vendin e ngjarjes dhe policia e ka ende të pamundur për të verifikuar tërësisht numrin e personave në makinë pasi dëmtimet janë të shumta.
Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.
Kërkohet ndërhyrje me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara.