Mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 13.3 miliardë euro.
Ku pavarësisht pandemisë nga koronavirusi, mërgata jonë gjatë vitit 2020 kishte dërguar rreth 1 miliard euro.
Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro. Pavarësisht masave të pandemisë me koronavirus, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.
Në 5 muajt e parë të vitit 2022 janë dërguar 445.4 milionë euro ku vlera më e madhe ishte në prill prej 108.1 milionë euro.
BB thekson se pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20%, shkruan Telegrafi.
Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro, 2020 – 980 miliard euro, 2021 – 1.14 miliard euro dhe 5 mujori i parë i 2022-së – 445 milionë euro.