Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur në lidhje me situatën e krijuar 2 ditë më parë në veri të vendit.
Çitaku është shprehur se ambasadori amerikan na nxori nga gremina.
“Kosova nuk ka aleatë më të fuqishëm dhe më të besueshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po e ripërsërisë e pamë edhe para 2 netësh, ambasadori amerikan na nxori nga gremina dhe na nxori me fytyrë si vend”, tha ajo.
Tutje, Çitaku tha se shpreson që mesazhet e administratës amerikane të jenë kuptuar drejtë, shkruan Kosova.
“Unë shpresoj që bartësitë e institucioneve tona, edhe presidentja edhe kryeministri t’i kenë kuptuar drejtë, qartë dhe saktë mesazhet e administratës amerikane, shpresoj që të përfshihen përgjegjshëm dhe sinqerisht në dialog. Situata si kjo që pamë para 2 ditësh, mund të përsëriten prapë dhe do të përsërite prapë deri në ditën kur ne nuk e kemi një marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër”, u shpreh tutje ajo.