Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, ka thënë se SHBA përveç asaj që kërkoi nga Kurti e Osmani është dashur tu paraqes edhe një kërkesë urgjente, atë të rritjes të pagave për policët dhe fillimin e procedurave për sigurim shëndetësor e jetësor, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se në Kosovë policët i duan vetëm me fjalë, dhe se sipas tij nuk është logjike që Policia e Kosovës me u nisën Në “luftë” pa asnjë siguri dhe mbështetje.
Ai tha se ne jemi ka e duam policinë vetëm me fjalë, por jo edhe me vepra.
Postimi i plotë i tij:
Amerika një gabim e ka ba mbramë. Përveq kërkesës për me shty zbatimin e vendimit për një muaj ka qenë mirë me kërku nga qeveria e Kosovës që deri me 1 shtator me marr masa per me fillu proceduren e rritjes se pagave per police, si dhe fillimin e procedurave per sigurim shendetesor dhe sigurim jetesor.
Nuk eshte normale polici mu nis ne front te luftes, pa pas asnje siguri ose mbeshtetje shteterore. Kur polici po plagoset apo po vdes ne krye te detyres, po mbushen rrjetet sociale me thirrje per ndihme financiare me sheru jashte shtetit ose me ndihmu financiarisht familjen e te njejtit.
Ne po e dojme policine tone vetem me fjale! Ne jemi krenar me policine tone vetem kur nisen per veri./InLajmi/