Artistët Anxhela Peristeri, Capial T dhe Mandi Nishtulla kanë lansuar bashkëpunimin e tyre të radhës me titull “Habibi” duket se është një projekt mjaft veror dhe i përshtatshëm për këtë kohë e cila i është bashkuar këngëve të tjera të estradës shqiptare, shkruan InLajmi.
Për tekstin e kësaj këngë janë përkujdesur Anxhela dhe Capital T ndërsa për muzikën është kujdesur artisti Irkenc Hyka.
kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe fansat e tyre qysh menjëherë pas publikimit.
Nga Capial T dhe Anxhela ky është bashkëpunimi i tyre i parë ku siç duket kënga do të jetë njëra nga hitet e kësaj vere. /InLajmi/