Një aeroplan pasagjerësh TUI ka marrë flakë në aeroportin e Mançesterit , kjo gjë shkaktoi panikë të madhe te pasagjerët dhe ekuipazhi.
Ekuipazhet vrapuan në vendin e ngjarjes, ndërkohë që tym i dendur filloi menjëherë të dilte nga një prej motorëve të tij.
Pushuesit e tronditur shikonin nga sallonet e nisjes së Terminalit 2 teksa zjarrfikësit po shuanin flakët, shkruan Gzeta Express.
Dyshohet se motori i cili u përfshi nga flakët pësoi një defekt teknik në mbërritje pasi ishte mbinxehur.