Mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë rreth orës 20:05 është goditur nga një veturë një person i cili mori lëndime të rënda trupore, përcjell InLajmi.
Menjëherë pasi u godit intervenuan mjekët ku u edhe u dërgua për tretman në QKUK.
Por përkundër trajtimit që i’u bë, i aksidentuari nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra ku ndërroj jetë, këtë e konfirmoi Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /InLajmi/




















