Situata pandemike në Kosovë, jo që nuk po qetësohet, por dita ditës po merr përmasa më të gjera, ndërsa sot zyrtarisht raportohet për 3 viktima si pasojë e koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve nga 4.786 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Raportet zyrtar konfirmojnë se sot janë shëruar 840 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 10.830
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 127 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.177 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.729 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 102.467 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 4.786 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 840 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Në total numri i rasteve aktive është 10.830. /InLajmi/