Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një projektligj, 2 raporte dhe një vendim, përcjell InLajmi.
Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit MCC.
Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin 6-të mujor të Buxhetit për vitin 2022 si dhe Raportin vjetor financiar të rishikuar për vitin 2021.
Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8. Skema “Qeveria për familjet”, për të cilën ndahen 10 milionë euro. /InLajmi/