Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar 11 vjetorin e rënjes së policit Enver Zymberaj, përcjell InLajmi.
Duke kujtuar vdekjen e Zymberit, Krasniqi ka thënë se ai ra heroikisht në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin e vendit.
Gjithashtu, ai tha se si shtet i jemi mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, kujtojmë dhe nderojmë Heroin e Kosovës, policin shembullor Enver Zymberi.
11 vjet më parë, Enveri ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.
Në nderim të Enverit, sot shënojmë edhe Ditën e të gjithë policëve të Kosovës të rënë në detyrë që prej themelimit të Policisë tonë.
Ne, si qytetarë dhe si shtet, u jemi përgjithmonë mirënjohës Policisë për punën e palodhshme, sigurinë dhe mbrojtjen që na ofrojnë, ditë dhe natë, në secilën ditë të vitit.
Lavdi Enver Zymberit dhe të gjithë policëve të rënë në detyrë! /InLajmi/