Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se Gjermania nuk mund të varët më nga Rusia për furnizimin me gaz.
Gjatë një fjalim të mbajtur në Berlin, Scholz u shpreh se e sheh Rusinë si një furnizuese të pasigurtë të gazit.
“Gjermania nuk mund t’i varë më shpresat tek Rusia. Ndaj ne preferojmë të jemi të sigurtë. Do të bëjmë ç‘është e mundur, që vendi ta kalojë këtë situatë”, theksoi kancelari.
Ai deklaroi se kompania energjitike Uniper ka rëndësi të madhe për furnizimin me energji të qytetarëve dhe të sipërmarrjeve në Gjermani, shkruan Euronews Albania.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomitë gjermane dhe hungareze janë më të rrezikuara nga furnizimet me gaz rus në Evropë.