Fondi i Sigurisë u miratua dhe hyri në fuqi nga 2 marsi i këtij viti, ky fond ka të bëjë me mbledhjen e parave të cilat mendohet të përdoren për avansimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Atë kohë ishte thënë së ky fond mund të përdoret për të blerë paisje ushtarake më të sofistikuara.
Në fillim kjo iniciativ kishte zgjuar interesim tek qytetarët mbrenda dhe jashtë Kosovës, prandaj nuk munguan edhe donacionet e para për këtë fond më shpresën së gjithçka do të shkoi në favor të forcimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Të entuziazmuar dhe vullnetin për të dhuruar donacione për FSK-në, individualisht janë bërë publike disa shifra, por nga e Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka publikuar shifra sesa mjete janë grumbulluar në këtë fond deri më tani.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga radhet e Partise Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pasi sipas saj askush nuk po mund ta dijë së çka po ndodh me këtë fond të krijuar kohë më parë.
Musliu kërkesën e saj e ka bërë në menyrë të ironizuar ku tha se “nime çka po ndodh më Fondin e Sigurisë”, kështu duke kërkuar të paktën të dihet ku po qëndron ky fond.
Postimi i plotë i saj:
Nime çka po ndodhe me “FONDIN E SIGURISË”?
A mundet najkush me na tregu najsen? /InLajmi/