Ministria e Shëndetësisë, bazuar mbi të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes me koronavirus, përcjell InLajmi.
Gjithnjë sipas ministrisë, në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër koronavirusit, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.833. 534 doza të vaksinës.
Ndërkaq deri më sot janë dhënë 104.366 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/