Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në një telefonatë se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.
Johnson “theksoi vendosmërinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas” dhe tha se ajo nuk do të lëkundet edhe pasi Partia Konservatore të zgjedhë zëvendësuesin e tij.
Ai njoftoi dorëheqjen e tij më 7 korrik mes një vale skandalesh dhe dezertimesh nga ministrat e kabinetit të tij.
Boris Johnson duke njoftuar për dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Londër, 7 korrik 2022.
Johnson jep dorëheqje nga partia, mbetet kryeministër tash për tash.
Johnson tha se do të qëndrojë në postin e tij derisa partia të zgjedhë një udhëheqës të ri në shtator.
2 kandidatët që konkurrojnë për ta zëvendësuar atë, ish-ministri i financave, Rishi Sunak dhe sekretarja e jashtme, Liz Truss kanë thënë të 2 se do të mbajnë mbështetje të fortë diplomatike dhe ushtarake për Kievin, shkruan REL.
Johnson ka qenë një nga mbështetësit më aktivë dhe më të zëshëm të Ukrainës. Ai ka vizituar Kievin 2 herë që nga fillimi i luftës dhe ka dhënë miliarda paund ndihmë ushtarake.