E pabesueshme por nuk është që nuk ndodhë kurrë, vajza nga Prishtina le që bllokoi rrugën në mes të kryqytetit nuk ndaloi të sharat drejtë kalimtarit i cili zgjodhi t’i fotografoi targat dhe veturën e vajzës, përcjell InLajmi.
Mëngjesin e së shtunës në rrjet qarkullonte një video së si një vajzë e re në moshë shan një person i cili po kalonte rrugën në zebra, vajza ndalon në mes të rrugës dhe sikur nuk i mjfaton fillon të bëj gjestë në drejtim të djalit.
Por ajo që ra në sy e vesh ishte së vajza tha “ Jam çika e prokurorit”, e kjo zgjoi kureshtje dhe reagime nga më të ndryshmet.
Së fundmi ka reaguar avokati i njohur kosovar Arianit Koci, i cili tha së gjesti i vajzës nuk të lë për të dëshiruar, dhe është i patolerueshëm.
Koci ka kërkuar që kjo video dhe ky rast të përfundoi në polici pasi nuk është rast për tu injoruar.
Ndërsa si përfundim ai është shprehur i bindur që vajza do marrë denim të madhe.
Postimi i plotë i tij:
Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim.
Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë.
Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë.
Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici.
Policia në këto raste është shumë efikase.
Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe. /InLajmi/