“Sad birds still sing”, edhe zogjtë e trishtuar këndojnë, kjo është shprehja që Fjoralba Ponari ka zgjedhur të përjetësojë në trupin e saj.

“Tatuazhi im i parë! Si për të përjetësuar në trupin tim, periudhën më sfilitëse shpirtërisht por njëkohësisht dhe më të guximshme që kam jetuar deri më sot. Gjurmën fizike ,kycur në lëkure, që do më shoqëroje e formësoje sa të kem frymë. Një kujtesë e vazhdueshme ndaj vetes, për ta dashur jetën e për ta jetuar atë me gjithë momentet e saj të errëta dhe të ndritshme”– u shpreh Fjoralba përcjell Living Shqip.
Fjoralba ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë pasi ka humbur nënën e saj pak muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, por ajo e ka kaluar këtë periudhë të vështirë në privatësi me familjarët e saj.




















