Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është izoluar në Shtëpinë e Bardhë, transmeton InLajmi.
Biden si një 76 vjeçar është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë 2 herë injeksione përforcuese, mëgjithatë nuk po kalon pa simptoma të lehta dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.
Ndërsa Zonja e Parë Jill Biden thuhet se ka rezultuar negative ndërsa ishte në Delaware.
Në përputhje me protokollin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti do të vazhdojë të punojë i izoluar derisa të rezultojë negativ, tha zonja Jean-Pierre.
Ai do të marrë pjesë në takime përmes telefonit dhe Zoom, tha një zyrtar i tij, shkruan BBC.
Biden për herë të fundit negativ për koronavirusi të martën, tha Shtëpia e Bardhë. /InLajmi/