Kryetari i Shoqatës të të zhdukurve “PERKORE” në Podujevë, Latif Mehmeti ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të bëra ditë më parë duke mohuar masakrën e Recakut.
Mehmeti ka thënë se Vuçiq me mohimin e masakrës së Recakut dëshmon se është një fashist i vogël që jeton ende në Ballkan duke vazhduar frymën e njëjtë të Millosheviqit që vrau mijëra civil në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.
“Vuqiq me mohimin e masakrës së Reçakut, dëshmon se ka mendësi fashiste dhe është mbetje millosheviçianePresidenti i Serbise, Aleksander Vuqiq, ministri i kasapit te fundit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, u kthye ne rolin e me hershem qe kishte: ta mbronte nje kasap qe po kryente gjenocid. Me mohimin e masakres se Reçakut, Vuqiq deshmon se nuk eshte gje tjeter veç se nje fashist i vogel qe ende jeton ne Ballkan, duke e vazhduar frymen e Millosheviqit qe vrau me mijera civil ne Kosove, Bosnje e Kroaci“, shkruan ai.