Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shpeshtuar pasi edhe është rritur fluksi i veturave kudo, përcjell InLajmi.
Mbrëmjën e së mërkures në rrugen “B” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 2 vetura.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhenësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Nderkaq personave nuk iu mjaftoi vetëm aksidenti, ata me të dal nga veturat kanë filluar të fjalosen dhe situata ka eskaluar ku kanë filluar të rrahen mes vete.
“Rreth orës 19:00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “B” në Prishtinë.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 2 vetura , ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion 2 persona.” tha Ahmeti. /InLajmi/