Disa ditë më parë gazetarja, Erisa Zyka, raportoi ekskluzivisht se Bashkimi Europian ishte gati për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.
Teksa raportonte për një ëndërr 30-vjeçare të shqiptarëve, gazetarja u përlot pasi ajo raporton prej 20 vitesh mbi rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Fill pasi ia çoi këtë lajm redaksisë, Zykaj u fut LIVE në proflin e saj në Facebook duke mos i mbajtur edhe lotët.
Sot ajo ishte e pranishmeku edhe foli rreth emocioneve të përjetuara. Ajo ka shpjeguar se e kishte marrë vesh ndër të parat lajmin se kishte një dakordësi nga Çekia dhe vendet e tjera të BE për konferencën e parë ndërqeveritare dhe kjo ishte një ëndërr e bërë realitet, ndaj edhe nuk i ka mbajtur dotë lotët.
“E kam marrë vesh e para dhe e kemi komunikuar të parët në ABC se kjo do të bëhet e vërtetë. Se kishte një dakordësi se kjo do të arrihej dhe u arrit. Kisha shumë emocion dhe e bëra videon sapo e mora vesh”. tha Zykaj.