• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 2 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Kryediplomatja gjermane: “Kriza e klimës problemi më i madh i sigurisë për gjithë njerëzimin”

J G nga J G
18 July 2022
në Bota
0 0
0
Kryediplomatja gjermane: “Kriza e klimës problemi më i madh i sigurisë për gjithë njerëzimin”
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në dialogun e Petersbergut për Klimën në Berlin bëri thirrje për një veprim të harmonizuar ndërkombëtar në luftën kundër ngrohjes së klimës.

Ministrja e Jashtme gjermane në hapje të Dialogut të Petersbsergut për Klimën në Berlin u bëri thirrje shteteve partnere për përpjekje të përbashëkta dhe të përforcuara kundër ngrohjes së klimës.

“Kriza e klimës është ndërkohë problemi më i madh i sigurisë për të gjithë njerëzit në Tokë”, tha politikania ekologjiste. „Kriza e klimës nuk stepet nga kufijtë. Ndaj edhe përgjigjet nuk duhet të ndalen në asnjë kufi”, theksoi Annalena Baerbock. Qëllimi është që bashkarisht dhe në nivel ndërkombëtar „të mund të shmangim rrezikun më të madh të sigurisë të këtij shekulli”.

“Intensifikim i madh i përpjekjeve”

Baerbock tërhoqi vëmendjen ndaj zhvillimit kërcënues të ngrohjes së klimës në Afrikë, por edhe ndaj zjarreve shkatërrimtare të javëve të fundit në Europën jugore si dhe ndaj katastrofës së përmbytjeve në Ahrtal në Gjermani vitin e kaluar. “Ne duhet t’i intensifikojmë fort përpjekjet e përbashkëta. Sepse vitet e kaluara është „lënë shumë pasdore”.

Ministrja e quajti si nevojë një intensifikim super të madh të përpjekjeve. Njerëzimi ndodhet në një situatë, „në të cilën krizat mbarëbotërore po ndërthuren me njera-tjetrën”. Ndër to bëjnë pjesë edhe pasojat e luftës sulmuese ruse ndaj furnizimeve e ushqim në mbarë botën, tha Baerbock.

“Booster” për energjitë e rigjenerueshme

Edhe nëse tani Gjermania për shkak të kufizimit të furnizimeve ruse me gaz do të riaktivizojë termocentralet, Baerbock shprehu bindjen, se lufta sulmuese ruse do të nxisë për një “booster për zgjerimin e energjive të rigjenerueshme”. Sepse këto burime energjetike „janë garancia më e mirë për të qenë i pavarur nga importet fosile dhe kësisoj i pavarur edhe nga regjimet autokratike në mbarë botën”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi ndaj një riaktivizimi mbarëbotëror të energjive fosile, në mënyrë që reagimi ndaj sulmit rus kundër Ukrainës të mos nxisë kthimin tek energjia e qymyrit.

“Ajo që tani nuk duhet të ndodhë, është një rigjallërim global i energjive fosile dhe veçanërisht i qymyrit”, tha Scholz në Dialogun e Petersbergut për Klimën. “Askush nuk mund të jetë i kënaqur, që tani përsëri po kërkohet tek ne një rritje e kuotës së energjisë së qymyrit si reagim ndaj kërcënimit për kufizime në furnizimin me gaz.” Por kjo është vetëm një masë emergjence e kufizuar në kohë. “Ne duhet të shkëputemi nga qymyri, nafta dhe gazi – do të thoja, e madje këtë duhet ta bëjmë me shpejtësi maksimale”, shtoi Scholz. Pavarësisht luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve Gjermania nuk do të bëjë asnjë shkurtim sa i përket mbrojtjes së klimës.

Edhe presidenti i Egjiptit Abdel Fattah Al-Sisi, i cili do të organizojë në vjeshtë Konferencën Botërore për Klimën COP27, e quajti ngrohjen e klimës si një kërcënim ekstrem. Veçanërisht për Afrikën kjo është një sfidë e madhe. Kontinenti ka nevojë për ndihmë, sepse i mungojnë mundësitë financiare për ta përballuar vetëm kalimin tek „teknologjitë e gjelbra” dhe përshtatjen me ndryshimet e klimës.

Vendosje piketash për COP27

Përfaqësues nga 40 vende po konsultohen këtë të hënën (18.07) në Berlin, për të përcaktuar kuadrin e Konferencës Botërore për Klimën COP27 në fillim të nëntorit në Sharm el Sheikun turistik të Egjiptit. Kjo konferencë duhet „të jetë një katalizator për mbrojtjen mbarëbotërore të klimës dhe një udhërrëfyes qendror, për ta drejtuar botën në shtegun e kuotës 1.5 gradë të rritjes së temperaturës”, thotë qeveria gjermane. Gjermania dhe Egjipti kanë organizaur konsultimet dyditore në Berlin.

Dialogu i Petersbergut u iniciua në vitin 2010 nga ish-kancelarja Angela Merkel. Në këtë kuadër çdo vit takohen shtete të caktuara për të vendosur kuadrin për një COP (Konferenca Botërore për Klimën) me efikasitet. Në periudhën 2011-2021 Dialogu i Petersbergut është organizuar nga Ministria e Mjedisit. Me kalimin e kompetencave për mjedisin në politikën e jashtme për klimën pranë Ministrisë së Jashtme këto konsultime zhvillohen tani për herë të parë sivjet në këtë dikaster.

Studiuesit e klimës skeptikë

Përpara këtij takimi studiuesi i klimës Mojib Latif në një intervistë u shpreh, se janë të zymta perspektivat për zhvillimet lidhur me klimën botërore. Qëllimi për ta kufizuar ngrohjen e Tokës me maksimumi 1.5 gradë Celsius kundrejt epokës para industrializimit, nuk mund të arrihet më. „Me emetimet e sotme të gazrave që shkaktojnë efektin serë kjo kuotë do të kapërcehet që në dhjetë vjet”, vlerëson Latif. Madje me gjasë nuk do të arrijmë të ruajmë dot as normën 2 gradë. “Nëse shohim atë çfarë bën politika sot në mbarë botën, mund të jemi në kursin e 3 gradëve.” Pra bota po arrin në pikën, që duhet ta pranojë se: „Koha ka kaluar”, i tha studiuesi grupit mediatik Mediengruppe Bayern. Ngrohja e Tokës me 3 gradë do të ishte një „katastrofë”, shkruan DW.

Ndryshimi i klimës i kushton Gjermanisë mbi gjashtë miliardë euro në vit. Ndryshimi i klimës që prej viteve 2000 ka shkaktuar në Gjermani çdo vit dëme në vlerën mesatarisht 6.6 miliardë euro. Gjithsej bëhet fjalë për rreth 145 miliardë euro. Në këtë përfundim arrihet në një studim të publikuar tani të autorizuar nga Ministria për Ekonominë dhe Mbrojtjen e Klimës në Gjermani.

Tags: Annalena BaerbockEgjiptiGjermania
Postimi i mëparshëm

Rreth 200 bashkatdhetarë kanë vizituar këtë të hënë Kuvendin e Kosovës

Postimi tjetër

Sukset e Mozzik nuk ndalen, arritjet e tij ua dedikon fansave

Të ngjajshme Postime

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza
Bota

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza

1 August 2025
Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin
Bota

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

1 August 2025
Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë
Bota

Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë

1 August 2025
Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen
Bota

Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 August 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Postimi tjetër
Sukset e Mozzik nuk ndalen, arritjet e tij ua dedikon fansave

Sukset e Mozzik nuk ndalen, arritjet e tij ua dedikon fansave

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

1 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu