Isa Mustafa i ka quajtur qëllimkëqija deklaratat se Vjosa Osmani është vetëm kukull në garën për kryeministre dhe se ajo nuk vendos për asgjë në LDK por burrat e partisë, Isa Mustafa ka thënë se në LDK merren vendimet bashkë dhe nuk ka arbitraritet, percjell Koha.net
“Vjosa në LDK merr vendime aq sa marrë edhe unë. Ajo tash është nënkryetare dhe kandidate për kryeministër. Ne në qoftë se fitojmë, fitojmë bashkë si ekip, nëse nuk fitojmë atëherë nuk fitojmë si ekip. Më janë dukur deklarata qesharake dhe totalisht pa vend”, ka thënë ai. “Në momentin që e kemi emëruar Osmanin si kandidate, ajo ka marrë përkrahjen e të gjithëve. S’mund të japë askush vlerësime tjera”.
Ka thënë se Osmani do ta ketë plotësisht pavarësinë në vendimet e saj, nëse bëhet kryeministre.
“I pëlqeu apo jo Vetëvendosjes, Osmani do ta ketë autoritetin e plotë. Do ta marrë edhe përgjegjësinë, sepse autoriteti shkon bashkë me përgjegjësinë”, ka shtuar ai./InLajmi/